Greqia në alarm pas lajmeve se refugjatët mund rekrutohen në xhihadistë


Warning: trim() expects parameter 1 to be string, array given in /home/terminal/radiostar.al/v2/wp-content/plugins/wp-embed-facebook/inc/Helpers.php on line 22

Greqia është në alarm pas paralajmërimeve të FRONTEX-it mbi mundësinë e armatosjes së refugjatëve nga ISIS-i për të sulmuar. Agjencia e Ruajtjes se Kufijve Europiane iu shpërndau një raport sekret vendeve të BE-së dhe kryesisht atyre me numërin më të lartë të refugjatëve si Greqia e Gjermania. Dokumenti flet për rrezikun e lartë të infiltrimit të xhihadistëve në kampet e pritjes për të rekrutuar një pjesë të atyre që kërkojnë azil. Më pas, ata trajnohen për të ndërmarrë sulme terroriste në Europë. Ndërkaq, prej më shumë se një muaji, Greqia po zbaton planin për të ndaluar radikalizimin e myslimanëve që jetojnë atje.