Kryemadhi, dy amendamente për “Buxhetin 2019”


Warning: trim() expects parameter 1 to be string, array given in /home/terminal/radiostar.al/v2/wp-content/plugins/wp-embed-facebook/inc/Helpers.php on line 22

Ndërsa, protesta e studentëve vijon prej më shumë se një jave, Lëvizja Socialiste për Integrim propozon dy amendamente për plotësimin e kërkesave të studentëve, të përmbledhura në 8 pika. Sipas kryetares Monika Kryemadhi, “Kostoja e tyre financiare është inekzistente për Edi Ramën”. Partia që drejton propozon të rriten shpenzimet buxhetore për arsimin universitar e fondet për shkencën. Gjithashtu, nga Ministria e Financave, të krijohet Fondi i Emergjencës për Arsimin me vlerë 5 miliard lekë, që të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës: “Sot i propozojmë Kuvendit dy amendamente që do të zgjidhnin 8 kërkesat minimale, ndaj ftoj qeverinë që t’i miratojmë urgjentisht ato. I bëj thirrje Ramës të ulet dhe të përmbushë kërkesat e studentëve, pasi sot, më shumë se kurrë shqiptarët janë me studentët”, tha ndër të tjera Kryemadhi.