Kryeprokurori i ri/ Lu tregohet i prerë: Zbatoni ligjin!


Warning: trim() expects parameter 1 to be string, array given in /home/terminal/radiostar.al/v2/wp-content/plugins/wp-embed-facebook/inc/Helpers.php on line 22

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e kryeprokurorit të Përgjithshëm, të cilit i mbaron sot mandati 5 vjeçar.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambasadori amerikan Donald Lu, që sipas të cilit Parlamenti duhet të zbatojë ligjin.
“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë që mazhoranca është shprehur e qartë se ky prokuror do të jetë i përkohshëm deri në momentin e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa opozita e kundërshton këtë proces pasi sipas saj po kërkohet të bëhet kapja e drejtësisë nga e majta në pushtet.