‘Uragan i shpresës në Dibër’, Basha: Ai që e mori peng Shqipërinë, i ka ditët e numëruara!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Peshkopisë ku ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe simpatizantët e shumtë. Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se për 8 vite Dibrës i ka qenë peng e bandave që kanë shkatërruar ekonominë e familjeve dhe ka larguar mijëra të rinj. Ai tha se 25 prilli është dita për t’ja mbyllur derën të keqes dhe t’i hapet rrugë ndryshimit.

“Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra e mi dibranë, ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, për këtë uragan të entuziazmit, këtë shprehje të padurimit Dibrës për ndryshim, – tha Basha. –  Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja, respekti, dashamirësia juaj, por si asnjëherë më parë nuk e kam parë këtë shesh të mbushet me shpresë dhe merr vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës, për t’i prirë ndryshimit më 25 prill!LEXO EDHE:Tritan Shehu hedh dyshime: Të dhënat e COVID po i lëvizin rrezikshëm

Shqiptarët, dibranët kanë kaluar 8 vite të vështira! Një dimër 8 vjeçar  mbushur me vuajtje, me padrejtësi, me ankth dhe papunësi, emigracion të nxitur nga një ekonomi të shkatërruar nga qeveria dhe kryeministrin e ikjes.