Studim – Vendosja e maskës mund të shpëtojë rreth 14.000 jetë njerëzish nga Covid-19 deri në 1 gusht

Hulumtuesit e Universiteti të Uashingtonit kanë parashikuar numrin e vdekjeve që do arrijë SH.B.A-ja deri më 1 gusht.
Sipas studiuesve rreth 618.523 njerëz do të kenë vdekur nga Covid-19, deri më 1 gusht.

Por, nëse 95% e qytetarëve vendosin maskat, atëhere numri bie në 604.413 vdekje në total, informon CNN

Që do të thotë nëse amerikanët respektojnë masat anti-covid, mund të shpëtojnë 14.000 qytetarë nga vdekja.

Numri i vdekjeve llogaritet të arrijë në 697.573, nëse personat e vaksinuar nuk respektojnë masat anti-covid, raporton Ora News.

SHBA njoftoi të paktën 80,157 raste të reja infektimesh të premten.
Në tërësi, më shumë se 561,000 njerëz kanë vdekur nga virusi deri më tani, sipas të dhënave statistikore.

“Vaksinat janë një mjet efektiv kundër përhapjes së virusit por jo vetëm, ato duhet të shoqërohen me masa tjera si maska, duke shmangur përhapjen masive të virusit”, thotë Doktor Antony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive.