Kryemadhi nga Vlora: Nuk do i ndahem bajlozit të Rilindjes e as dyshes së balerinave Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga Vlora ka thënë se nuk do i
ndahet “bajlozit të Rilindjes dhe bandave të Astirit”, që sipas saj
drejtohen nga Edi Rama, Afrim Qendro dhe Damian Gjiknuri.

Ajo ka thënë se Qendro nuk do të ketë mundësi të përdorë metodën e blerjes së votës në Vlorë.

Më tej ajo ka thënë se në Sarandë LSI-ja do të jetë forcë e parë.

“Do i bëja thirrje socialistëve, që të votojnë kundër atyre që e
tjetërsuan pushtetin e tyre, për të pasur çdo gjë dhe atë që është,
vlerat e tyre. Ndaj do iu bëja thirrje socialistëve që të votojnë numrin
6. Të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, të votojnë Griseldën, pedagoge
shumë e mirë. Sot më shumë se kurrë Vlora ka më shumë nevojë për gjakun e
saj, për t’u ringritur në histori. Për të ringritur vlerat e saj. E
dashur Liri, je një grua zonjë dhe gjyshe e mrekullueshme, ti dhe unë,
kemi një detyrë shumë të rëndësishëm për fëmijët tanë dhe familjet tona.

Kemi detyre që mos të ndalemi asnjë sekondë. Të takojmë çdo
njeri, të ndalemi në çdo derë, Ky është misioni ynë i vetëm për të
ringritur vlerat tek të rinjtë tanë. Vetëm gjaku i tyre, energjia e tyre
sjell ndryshim. Jam e bidnur se një nga sfidat më të realizueshme,
është Saranda, ku LSI do të jetë forcë e parë. Pasi Taqo ka kapacitetin e
tij, forcën e tij, por ka dhe një vajzë të re në krah. Po ta ndajnë
vlonjatët mendjen mirë, jo tre mandate, por forcë e parë dalim, pasi
Vlora ka vuajtur më shumë nga banda e Astirit.

Ju jap fjalën se nuk do t’i ndahem bajlozit të rilindjes, që është në gramat e fundit, që shkatërroi çdo vlerë socialiste. S’do i ndahem as dyshes së balerinave, Damian Gjiknuri dhe Qendros. Jua bëjë të qartë se metodën e blerjes së votave kur Qendro ishte drejtor në bashkinë e Tiranës nuk e implementon dot në Vlorë sepse qytetarëet nuk eshesin votën e tyre.”, tha Kryemadhi.