“U jam mirënjohës!”Rama mbron patronazhistët: Vullnetarë që trokasin derë më derë për partinë

Kryeministri Edi Rama për herë të parë foli për patronazhistët. Rama I
quajti këta njerëz si ata persona që punojnë vullnetarisht për partinë.

“Sot kanë zbuluar fjalën patronazhist e sjellin vërdallë e
vërdallë duke e deformuar pasi ata nuk e dinë se PS është një familje ku
të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht pas pune pas
shkolle duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin
shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim sa më të drejtë me
njerëz të zakonshëm të këtij vendi, qytet më qytet, fshat më fshat,
lagje më lagje e derë më derë sepse beteja e përditshme e PS-së është
beteja për të fituar mëndjet dhe zemrat e njerëzve.”

U jam mirënjohës ju, të gjithë patronazhistëve dhe socialistëve të Shqipërisë” tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ndodhet në Durrës në një takim me votuesit e parë.