Vetëm 5 ditë larg zgjedhjeve/ Më 20 prill sondazhi i fundit në nivel kombëtar dhe projeksioni i votës për Tiranën e Fierin

Kush fiton në 25 prill?

Vetëm 5 ditë nga votimi për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare,
Noto Sondaggi, me përvojë të suksesshme në parashikimet zgjedhore 13
vjeçare në Shqipëri dhe “Yldon Media Group” prezanton rezultatet e
sondazhit të fundit në nivel kombëtar dhe projeksionin e votës për dy
qarqe të rëndësishme, Tiranë dhe Fier.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kush do të fitonte?

Opozita e Bashkuar, apo Partia Socialiste?

Kur?
Të martën, në 20 prill

Ora 21.00, live

Në RTV Ora, në livestream dhe Radion OraNews 96,7 MHz

Pyetjet që do marrin përgjigje

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kush do të fitonte?

  • Opozita e Bashkuar, apo Partia Socialiste?
  • Nga 19 janari i sondazhit të parë, kush ka bindur më shumë të pavendosurit, Basha, apo Rama?
  • A është i pranueshëm për shqiptarët përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike për qëllime elektorale?
  • A kanë provuar presion, dhunë dhe shantazh për deklarimin e votës shqiptarët?
  • Si e ndikon rezultatin elektoral të 25 prillit performanca e Erion Velisë në krye të Bashkisë të Tiranës?

  • Vëmendja e jashtëzakonshme në qarqet përcaktuese të fitores rikthen parashikimet për Tiranë
  • Për herë të parë do të njohim projeksionin e votës për qarkun e Fierit.

Në Tempora, Sonila Meço, të martën e 20 prillit mirëpret Antonio
Noton nga Roma dhe analistët Artan Hoxha, Afrim Krasniqi, Dritan
Hila, dhe Aleksander Çipa në sondazhin e fundit për zgjedhjet
parlamentare, vetëm pak ditë para vendimit për votën me kampionin më të
madh të sondazheve 4 mujore.

A do të ndodhë ndryshimi në 25 prill?