Gabon Real Madridi, Getafe i merr barazim

Pa 7 lojtarë të rëndësishëm në skuadër, Real Madrid ndalet nga Getafe në një barazim pa gola që favorizon dukshëm rivalët e Atl. Madrid të cilët fituan sot.

“Los Blancos” kishin mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje çka u kuptua në lojë edhe pse që të dyja ekipet kishin mundësi të shënonin në pjesën e parë dhe atë të dytë. Për Realin ishte i kuptueshëm një rezultat i tillë madje Courtois shpëtoi 2 herë skuadrën në 2 raste të pastra dhe duhet pranuar që kjo pikë i rri ngushtë atyre teksa për Getafen një pikë me shumë vlera për mbijetesën.

Gjithsesi Real Madrid është 3 pikë larg kryesuesve të Atleticos por Barcelona ka një ndeshje më pak pasi këtë javë luajti finalen e Kupës së Mbretit.