Vëllezërit kapen me kokainë dhe heroinë në Korçë, policia arreston dhe porositësin

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për shitje të
lëndëve narkotike. Operacioni policor i koduar “Porositësi”çoi në
sekuestrimin e 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike
heroinë.

Policia ka arrestuar shtetasit Fatjon dhe Martin Kosturin 18 dhe 20
vjeç si dhe Olivert Vreshtullën 38 vjeç, dy prej të cilëve posedues të
sasisë dhe tjetri porositësi i saj.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se
shtetasit e mësipërm ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së
drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të
mundur lokalizimin e tyre në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontrollit
fizik të ushtruar, konkretisht shtetasit F. K., iu gjet një sasi prej 12
gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar
narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës
materiale.Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se posedues të
lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i
saj ishte shtetasi O. V” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në
bashkëpunim.