Oksigjen në Mars Nga Besmira Pelushaj

Anija kozmike “Perseverance” ka arritur të prodhojë oksigjen në Mars, konfirmon Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA). Kjo është hera e parë që një anije kozmike prodhon oksigjen në një planet tjetër, një moment historik në misionet e ardhshme të kolonizimit me njerëz.

Instrumenti MOXIE (Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars) prodhoi oksigjen në kraterin Jezero Martian duke shndërruar dioksidin e karbonit atmosferik.