Basha: Diçka e veçantë po ndodh në Shqipëri, sillni ndryshimin, votoni 9!

“Diçka e veçantë po ndodh në Shqipëri dhe kjo falë jush! Votoni të dielën dhe sillni ndryshimin në Shqipëri! Votoni 9!”

Ky qe mesazhi që u shkroi në Fb, mbështetësve të tij në orët e fundit të së premtes, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, nën mbresat e fuqishme të entuziazmit me të cilin përmbyllinë sheshin “Nënë Tereza”, fushatën elektorale të demokratëve.