
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për medein u
shpreh se procesi i numërimit sapo ka filluar dhe ka akoma një punë
shumë të gjatë përpara.
Vasili u shpreh se deri tanë janë numëruar vetëm kutittë e votimit
ku Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona, ndërsa kutitë e
tjera që janë për t’u numëruar kanë të bëjën kryesisht me opozitën dhe
LSI-në.
Vasili: “Numëruesit kanë një rol të
jashtëzakonshëm, pasi çdo votë është e pazëvendësueshme. Është e ditur
dhe është bërë publike që janë numëruar kryesisht vota ku Partia
Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona dhe detyra në mënyrë të
veçantë e numëruesve bëhet akoma më me përgjegjës, pasi pjesa dërrmuese
e kutive të votimit kanë të bjënë kryesisht me ato zona që kanë një
mbështetje të gjerë të LSI dhe opozitës në përgjithësi.
Është përpara një punë shumë e madhe e cila vetëm sa ka filluar.
Të gjithë së bashku do ta çojmë deri në fund duke lexuar vullnetin e
zgjedhësve tanë.”