Mbyllet numërimi në Poliçan, bashkinë e merr PS por humbi 621 vota në krahasim me 2017

Mbyllet numërimi i kutive të votimit në bashkinë Poliçan,  KZAZ 67 

Rezulton PS fituese me një numër ndjeshëm votash kundrejt PD-së. 

Janë numëruar gjithsej 23 kuti votimi. 

Sipas rezultateve 

PS ka marrë 3871 vota ose 65.97 % 

Në krahasim me 2017 PS ka marrë 621 vota më pak

PD ka marrë 1054 vota, 17.81%  

Në krahasim me 2017 PD ka marrë 266 vota më shumë

LSI ka marrë 864 vota 15.72% 

Në krahasim me 2017 vihet re rënie e LSI-se me 540 vota

Vota të vlefshme: 5 868 

Vota të pavlefshme: 356

Krahasuar me vitin 2017, PS dhe LSI kanë pësuar humbje të mëdha. 4
vite më parë, PS mori 4492 vota, LSI 1404 vota dhe PD me 788 vota.