Procesi i numërimit/ Këlliçi: Kemi rritje të votave, kutitë e pahapura ndëshkim për PS-në

Kandidati për deputet në Tiranë për PD-në Belind Këlliçi, ka folur në lidhje me rezultatin e deritanishëm në Tiranë.

Në një prononcim për Ora News, Këlliçi thotë se sitata ka qenë e
qetë, sakaq shprehet se PD po shënon një rritje. Më tej ai shprehet i
bindur se zona e Sharrës dhe Unazës së Re, kuti të cilat ende nuk janë
hapur, do i japin një rritje PD-së.

“Procesi ka nisur prej mes natës, ka qenë i qetë, ka patur një
kokëfortësi të panevojshme nga dejtuesi i KQZ, i cili është i PS, për të
bërë një pauzë  për dy orë, por gjithsesi vazhdojmë për të numëruar çdo
votë. Erëndësishme është se PD nga kutia në kuti shënon një rritje të
votave. Nga kutitë që janëhapur në Kombitat, pasur rritje. Duket që ky
trend do të vazhdojë në 71 kutitë. Një prej zonave edhe këtë radhë ka
vendosur të ja jap votën PS-së, pasi është zona e prekur nga tërmeti.
Kutitë që do të hapen janë bastione të PD-së. Janë të pahapura kutitë e
Sharrës, të Unazës së Re, që jam i bindur që do të ketë një ndëshkim për
PS-në. “