Salianji: Jemi fitues, PS ka rënie në gjithë bastionet. Falenderoj gjithë qytetarët që votuan për ndryshimin

Nga Korça, në një lidhje direkte për ‘Neës 24’ dhe ‘BalkanËeb’,
kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji,
tregoi se deri më tani PD dhe koalicioni i saj kanë rezultuar fitues.

Ai tha se PD ka siguruar 5 mandate, ndërsa shtoi se po lufton të 7, pasi janë në proces numërimi lagjet e qytetit që gjithmonë janë konsideruar si të djathta

‘Nuk e di si quhesh fitues sepse neë këto momente jemi 2000 vota para
PS si koalicion. Ne kemi arritur mandatin e 5 dhe po luftojmë të 6.
Janë numëruar bastionet e Partisë Socialiste, kemi rritje me 1200 vota
në Kolonjë, ata që janë votues tradicionalisht në Korçë, ka rënie të
numrit dhe rritje të PD. Po hapet edhe zona që mbuloj dhe jemi më shumë
se dyfishin në rezultatet.

Ne do të arrimë të marrim mandatin e 6 për pak, mandatin e 5 kemi
siguruar. Pak përqindje i duhet LSI që të sigurojë mandatin e parë. Janë
mbyllur disa njësi, ku ka fituar PD. Buçimasi, Starova, ka fituar PD
dhe vijojmë me kutitë të votimit që janë lagjet që kanë votuar PD. Unë
po them diferencës që ka pasur PS dhe PD. Ne nuk kemi vonesa, po
përshpejtojmë çdo lloj problematike, unë s’e kam ndjek si janë kutitë e
votimit në Shqipëri.

Këtu kanë përfunduar në Kolonjë, nuk ka përfunduar as çereku i votave
në Devoll që voton historikisht PD. PS ka rënie të numrit të votave, ne
sot jemi më shumë se 5 mandate, mund të arrijmë në një rezultat prej 7
mandatesh si koalicion, pra PS dhe LSI’, u shpreh Salianji.