Mero Baze – Edi Ramës: Ndërroni turnet me Saliun për të mbrojtur Zenin

n

Ndërtimi i kullës Mali i Tiranës po krijon dhe konflikte të papritura. Kryeministri Rama ka bërë sot një shkrim për të mbrojtur kullën 64 katshe ku ndërtojë që mediat që e mbështesin atë kanë denoncuar pjesmarrjen e familjes Berisha në këtë biznes.

nnnn

Nëse Rama mbronte tezën se si kryeminister atij si interesonte se cilët janë aksionerët, Mero Baze e ka konsideruar këtë si një mbrojte të tërthortë për Shkëlzen Berishën.

nnnn

Reagon Rama: Kulla pas TOB do të ndërtohet!

nnnn

“Berisha të mos dal sot në orën 12 për të mbrojtur Shkëlzenin. Mirë është ta bëjnë me radhë se dhe ditë pushimesh. Sot eshte kry radha” ka shkruar Baze duke komentuar shkrimin e fundit të Ramës. Edi Rama shkruante nw artikjllin e tij: “Halli im këtu është fatmirësisht më i rëndi dhe më i thjeshti! Si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike, të cilën nuk e financon e as e ndërton shteti, po e mundëson marrëveshja krejt private mes pronarëve, investitorëve, arkitektëve e inxhinierëve, po ku, ama, autoriteti përkatës shtetëror ka jo vetëm detyrën që t’i hapë rrugë zhvillimit legjitim të një prone private, konform vizionit të zhvillimit të kryeqytetit, po edhe të drejtën të kërkojë nga zhvilluesit cilësinë më të lartë të mundshme arkitektonike e inxhinierike”.

n