Aktori hollivudian pjesë e qeverisjes së Donald Trump?

Donald Trump duket se ka bërë lëvizjen e parë për ndërimin e qeverisjes së tij, duke marrë një prej aktorëve legjendar Sylvester Stallone.

Burime pranë “DailyMail” kanë raportuar se presidenti i zgjedhur mendon se ikona e Hollywood është zgjedhja perfekte që ta bëjë artin të mrekullueshëm përsëri.

Pozicioni që mund të zërë Stallone është “Kryetari i Fondit Kombëtar të Arteve”, një agjensi federale që shpërndan fonde për artistët ambicioz dhe projektet kreative. Nëse Stallone-s do t’i ofrohet zyrtarisht ky pozicion pune, funksioni i tij duhet të aprovohet nga Kongresi.