Vettingu, Kushtetuesja shpall të enjten vendimin

Gjykata Kushtetuese vendosi që ta shpallë të enjten më 22 Dhjetor, vendimin për Ligjin e Vetingut që largon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Vendimi do të pasojë marrjen e opinionit të Venecias që është protokolluar dhe përkthyer në rrugë zyrtare. Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike. Aktualisht, ligji i Vettingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese derisa të ketë një vendim përfundimtar.