Dy grabitje në Tiranë e në Korçë

Dita e sotme nisi me dy grabitje në Tiranë e në Korçë. Në kryeqytet raportohet se filiali i një banke private në kryqëzimin e ish-21 Dhjetorit ra pre e dy grabitësve të armatosur e të maskuar, që vepruan në pak minuta dhe më pas u larguan me motorr. Ende nuk ka informacione për shumën e marrë, ndërsa policia në vend-ngjarje nisi hetimet. Një tjetër grabitje raportohet dhe në Bulgarec të Korçës. Rreth orës 1 pas mesnate, persona ende të paidentifikuar grabitën kasafortën e një firme me materiale ndërtimi.