Ministria e Shëndetësisë: Vijon deri në 14 janar mbyllja e shkollave

Çerdhet, kopështet dhe institucionet e arsimit parauniversitar e universitar pritet të hapen në 16 janar. Ministria e Shëndetësisë urdhëroi sot shtyrjen e dytë, po me një javë. Masa që përfshin datat 9 deri në 14 janar synon kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt. Paralelisht me këtë urdhër, Qeveria vendosi ditë pushimi për një prej prindërve të fëmijëve të mitur. Ndërkaq, punë-dhënësve privatë iu kërkohet të gjejnë mundësitë për punonjësit e tyre që gjithashtu të marrin pushim në datat 9 deri 14 janar.