Zgjedhjet e 18 Qershorit, KQZ-ja miratoi sot përmbajtjen e fletës së votimit

Mes debatesh, KQZ-ja miratoi sot përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e 18 Qershorit. Aty përfshihen vetëm 15 subjekte, ndërsa partitë e opozitës nuk u regjistruan. Lista hapet me Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit që mban numrin 1 dhe mbyllet më Lëvizjen Socialiste për Integrim e Partinë Socialiste, respektivisht në vendin e 14 e të 15. Më herët, përfaqësuesit e opozitës në Komision kërkuan të shtyhej për të shtunën vendim-marrja për fletë-votimin, por kjo nuk u pranua.