Lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma në drejtës të ecin përpara

Presidenti Ilir Meta priti sot euro-komisionerin Johanes Han. Meta vlerësoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara. Kjo në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend. Gjithashtu, Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, që të gjenerojë më shumë siguri në Ballkan. Kreu i shtetit nënvizoi dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.