Krijimi i KLGJ e KLP, OSBE: Quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëveprimin në Europë (OSBE) ka reaguar pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku u zgjodhën anëtarët e këtyre dy institucioneve, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një deklarate OSBE ka përgëzuar prokurorët dhe gjykatësit që sipas saj zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë.
“Dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur,” shkruhet në reagim.
Deklarata e OSBE
Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.