Basha: Rama u bë njësh me kriminelët, vodhën zgjedhjet e 2017-s

Lulzim Basha ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarë ku tha se “Pas ardhjes në pushtet me bandat kriminale, pushteti i Edi Ramës u bë njësh me të kriminelëve që u veshën me pushtet parlamentar”. Sipas kryedemokratit, “nuk ka dyshim që zgjedhjet e 2017-s u vodhën, pati shit-blerje masive të votës”. Basha mbrojti dhe dekretin e presidentit për anulimin e vendoreve më 30 Qershor.