Mbërrin dosja e ardhur nga Greqia për të shumë kërkuarin Klement Balili

Në Prokurori, sot mbërrin dosja e ardhur nga Greqia për të shumë kërkuarin për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili. Materiali voluminoz i përkthyer në shqip nga vetë institucionet greke ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë prej rreth një muaji. Dosja me 10 mijë faqe përmban fakte dhe dëshmi për trafik droge e njerëzish, si edhe vrasje, të cilat  i adresohen Klement Balilit e grupit të tij të strukturuar kriminal. Balili është në kërkim nga autoritetet greke dhe shqiptare.