Bie cilësia e batutave të Ramës, kryeministri bullizon një punonjës të shëndoshë të ujësjellësit: Ky është i rrezikshëm, do pijë gjithë ujin

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme ujësjellësin e ri të Delvinës, ku sipas tij ky investim do t’i sigurojë qytetit 24-orë ujë. I shoqëruar nga kryebashkiakja Majlinda Qilimi dhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri, Rama nuk i kurseu batutat gjatë takimit me të pranishmit në ujësjellës.

Arsenali batutave të kryeministrit duket se e ka humbur cilësinë e dikurshme dhe është kthyer në një bullizim të drejtpërdrejt të personave që i dalin përballë.

Teksa një punëtorë të shëndoshë Rama tha me ironi dhe cinizën që duhet të kenë kujdes nga ai pasi do pijë gjithë ujin e Delvinës. Kjo shkaktoi të qeshura të personave të pranishëm madje dhe të vetë personit që u bullizua.

Rama: Shumë bërtiste ai, ça ishte ai drejtuesi. Mos bërtit aq shumë. Po pse qesh?
Ky është i rrezikshëm, do pijë gjithë ujin e Delvinës ky!