De Rossi shtrohet në spital, shkak Covid-19

Gazeta e madhe italiane, ‘Il Tempo’ raporton se anëtari i stafit të Kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi ka dalë pozitiv për COVID-19.

Ai është dërguar në spital menjëherë pasi ka disa komplikime me shëndetin. Ish-kapiteni i Romës doli pozitiv pas shpërthimit të koronavirusit në skuadrën e Italisë gjatë ndeshjeve kualifikuese të muajit mars për Kampionatin Botëror.

Gazeta raporton se ish-mesfushori është shtruar në spital në Romë, vetëm disa javë pasi kishte filluar përvojën e tij me Azzurrin.

De Rossi u emërua si një nga anëtarët e stafit teknik të ekipit të drejtuar nga Roberto Mancini muajin e kaluar.