Rama për universitetin: Fëmijën e një çobani nuk e parakalon dot fëmija i një deputeti nëse nuk e meriton

Kryeministri i vendit gjatë takimin elektoral në Prrenjas u shpreh se
me reformën e re që është bërë  në universitetet shqiptare nuk hyn më
ai që nuk e meriton.

Sipas Ramës, fëmija i një kryeministri nuk mund të kalojë fëmijën e një çobani nëse ai nuk e meriton.

Kryeministri shprehet se në mandatin e tretë synon të sjellë universitetet e huaja në Shqipëria.

Rama:” Prindërit sot nuk kanë nevojë të
kenë një mbiemër të njohur, nuk kanë nevojë të jenë të pasur, nuk kanë
nevojë të kenë lidhje me politikanë për t’i çuar fëmijët në universitet,
aty ku çdo fëmijë e meriton. Sipas rezultateve që ka falë mundimit që
ka bërë deri dje hyrja në universitet ishte një pazar i madh, deri dje
vendet kryesore në fakultetet më të kërkuara i zinin ata që kishin një 
mbiemër të njohur, i zinin ata që kishin prindër të pasur, i zinin ata
që kishin lidhje me politikën.

Sot me reformën tonë dhe me sistemin tonë që ka hyrë në fuqi prej
disa vitesh, nuk ka më asnjë ankesë, por s’ka më edhe asnjë mundësi që
fëmijën e një çobani në mal kur e meriton ta parakalojë fëmija e një
deputeti ose ministri që nuk e meriton. Të gjithë hyjnë në universitet
sot sipas meritës dhe ndërkohë për të gjithë ne po transformojmë të
gjithë infrastrukturën e konvikteve, universiteteve dhe akoma nuk është
mjaft. Ne do të bëjmë çmos për të sjellë universitete të huaja në
Shqipëri, për t’i integruar me universitetet tona.”