Zyrtare, Tottenham shkarkon Jose Mourinhon

Merr fund në mënyrën më të keqe aventura e Jose Mourinhos në stolin e
Tottenham teksa klubi doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi
shkarkimin e portugezit dhe stafit të tij.

Barazimi i fundit ndaj Everton duket se i vuri vulën kësaj
eksperience të Mourinhos i cili drejtoi Spursat për 32 ndeshje këtë
sezon dhe aktualisht skuadra renditet në vendin e 7 me 50 pikë, 5 më pak
se vendi që të çon në Champions League. Prej ditësh flitej për një
largim të trajnerit portugez por klauzola në kontratë për një
dëmshpërblim të majmë e pengonte presidentin Levy që ta shkarkonte por
barazimi i fundit që vjen pas humbjeve me Man. United dhe barazimit
tjetër me Newcastle i vuri kapak gjithçkaje dhe klubi vendosi ta
largonte menjëherë.

“Klubi njofton sot se trajneri Jose Mourinho dhe stafi i tij, Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin e Giovanni Cerra janë shkarkuar nga detyra”

Një tjetër arsye që çoi në përfundimin para kohe të bashkëpunimit
ishte edhe elimini i parakohshëm i Tottenham në Europa League nga një
ekip modest si Dinamo Zagreb dhe të gjitha bashkë detyruan presidentin
Levy të merrte vendimin drastik. Ndërkohë Ryan Mason është komanduar për
të drejtuar séance e sotme stërvitore të skuadrës në pritje për emrit
të pasuesit të Mourinhos.