Rama i bie shkurt për shkak të shiut në Peqin, paralajmëron breshër votash në kutitë e votimit

Në një fjalim të shkurtër për shkak të reshjeve të shiut,
kryeministri Rama paralajmëroi në aktivitetin elektoral të Peqinit një
breshër votash në kutitë e votimit në favor të PS në 25 prill.

Kreu i socialistëve tha se Peqini dhe Elbasani në terësi nuk mund të
kthehen mbrapa, duke sulmuar edhe njëherë kundërshtarët e tij politikë.

Rama: Në Peqin dhe gjithë Elbasanin
kemi sfidën të realizojmë një fitore shembullore, kuptimplotë, që të
realizojmë një fitore e cila të jetë rezultat i gjithë këtij shiu
paralajmërues të kthyer në breshër në kutitë e votimit. Kutitë e votimit
janë momenti më i rëndësishëm në katër vite për një popull, janë
momenti kur ne vendosim çfarë duam të bëjmë nesër, të vazhdojmë përpara
dhe të ngjitemi edhe pse me vështirësi apo të kthehemi mbrapa. Nuk mund
të ndodhë që Peqini dhe Elbasani të kthehen prapë te Dash Sula.