Fier, friteza e patateve i vë flakën lokalit pranë Prefekturës

Një lokal pranë prefekturës së Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Në momentin e ngjarjes mësohet se punonjësit kanë qenë brenda godinës por fatmirësisht kanë dalë pa lëndime.

Flakët kanë përfshirë të gjithë godinën në pjesën e brendshme

Zjarrëfikësja e mbërritur në vendngjarje ka vënë në kontroll flakët.

Ora News mëson se shkak i zjarrit është bërë friteza e patateve, e cila ka marrë flakë.