Kroskoti plot me “50-çe”, çfarë u gjet në makinën e bllokuar nga demokratët në Maqellarë

Pas informacioneve se një automjet po ndante para në këmbim të votës,
drejtues të Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj e bllokuan atë.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Ora News, në kroskotin e
automjetit shihen monedha, prerje 50 mijë lekëshe. Ndërsa është gjetur
edhe një listë me emrat e personave që dyshohet se do të merrnin
paratë. 

Kroskoti plot me "50-çe", çfarë u gjet në

Maqellarë, Makina e bllokuar nga PD

Për
këtë ngjarje, deri tani Policia Dibër ka arrestuar shtetasin Dionis
Gjoli, me detyrë jurist në bashkinë Bulqizë dhe një të ri që e
shoqëronte.

Pak ditë më parë, anëtarë dhe simpatizantë të PD bllokuan një furgon
të bashkisë Berat që po shpërndante ushqime, sipas opozitës, në këmbim
të votës. 

Maqëllarë, Bllokimi i makinës