Berisha: Ja kush është i forti i plagosur në Elbasan, po kurohet në një spital privat

Ish-Kryeministri Berisha në Çim Peka Live, ka zbuluar sonte se në ngjarjen e djeshme në Elbasan, kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve. Ata sipas burimeve të Berishës, janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, që njihet për precedentët e shumtë penalë. 

Berisha tha se të dy po kurohen në kujdesin e Ramës dhe Ballës në një spital privat në Tiranë.

‘Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete
që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi
ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi
policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë
policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në
komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x
ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty
besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen. Si ka mundësi
që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë.
Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë
të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e
rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën,
mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.

Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo
bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i
fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi
Ramës dhe Taulant Ballës.’