Mitingu madhështor i LSI që tronditi beun e Surrelit dhe tmerroi Rilindjen

Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti dje mitingun
përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë. Dhjetëra mijëra qytetarë
morën pjesë në tubimin e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”. Qytetarë
nga gjithë qarqet e Shqipërisë, Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës,
Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Tiranë,etj u dyndën në
sheshin kryesor të kryeqytetit duke dhënë mesazhin e fitores.
Pjesëmarrja masive në tubimin e LIS-së ishte e jashtëzakonshme dhe edhe
pse dita e djeshme ishte me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në Tiranë janë prova më e
fortë për sondazhet e paguara të Rilindjes, që e vlerësonin negativisht
këtë parti. Qytetarët që ishin në shesh, të shumtë si asnjëherë më parë
në numër, dëshmonin të kundërtën e saj që ka propaganduar deri më sot
Edi Rama. Pjesëmarrja dhe entuziazmi i mitingut treguan se LSI jo vetëm
nuk është dobësuar, jo vetëm nuk ka pësuar asnjë rënie, por do të jetë
forca politike që do të çojë për skrap Edi Ramën dhe qeverisjen e tij më
25 prill. Dhe që do krijojë mundësine e qeverisë së re të votohet e
funksionojë. Frika e Edi Ramës nga LSI u lexua qartë edhe dje. LSI e
kish programuar prej disa ditësh dhe e kishte shpallur publikisht
njoftimin për mbajtjen e takimit në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndërkohë Partia Socialiste, në vijim të skemave të saj për të sabotuar
opozitën dhe LSI, njoftoi dje në orën 13:00 se do të zhvillonte miting
në sheshin “Skënderbej”. Porosia publik e Edi Ramës për administratën
ishte: “Edhe gurë të bien ejani në shesh”. Mitingu i PS ishte qartazi
një karshillik që PS i bënte LSI. Edi Rama kërkonte jo vetëm të testonte
pjesëmarrjen në shesh të socialistëve, por edhe shpresonte për ndonjë
incident duke provokuar vazhdimisht me policinë anëtarët e LSI.
Pjesëmarrja dëshmoi se PS e humbi betejën. Megjithëse administrata u
thirr me urdhër, jo vetëm nga Tirana, por dhe qarqet e tjera, mitingu i
LSI ishte shumë herë më i madh dhe me më shumë entuziazëm. Edi Rama
gjuan çdo incident për ta përdorur dhe për të dalë si viktimë e
opozitës. Ndërkohë pjesëmarrja dhe qytetaria e djeshme e LSI në miting
tregoi se e vetmja betejë e LSI me Edi Ramën është më 25 prill me vota.
Mitingu madhështor i LSI sinjalizoi ndryshimin e madh që do të vijë më
25 prill. Në shesh dje ishte vetëm pjesë e elektoratit të LSI, ndërsa në
25 prill drejt kutive të votimit do të vërshojnë me qindra mijëra
njerëz, votues të heshtur dhe njerëz të cilëve u bëhet presion nga
qeveria nëse dalin në mitingje, të cilët do të thotë fjalën e tyre
kundër kësaj qeverie. Pjesëmarrja në mitingun e LSI paralajmëron fitore
dhe padurimin e njerëzve për të shprehur revoltën me votë ditën e dielë.
Mitingu përmbyllës në Tiranë, nuk nënkupton se fushata është mbyllur.
Orët që kanë mbetur deri ditën e diel kur të hapen kutitë e votimit, do
të jenë një aksion kombëtar për të orientuar njerëzit për votimin dhe
për të mos çuar asnjë votë dëm. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në
fjalimin e saj për gjithë shqiptarët, kërkoi nga gjithë anëtarët që
këto orë të jenë te njerëzit për t’i orientuar që në fletën e votimit të
shënojnë numrin e duhur, numrin 6. Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve
që të votojnë për një Shqipëri më të mirë, për një ekonomi më të mirë
dhe për një vend që të jetë shtëpia e të gjithëve dhe jo e banditëve dhe
një pushtetarëve të korruptuar. “25 prilli do të jetë referendumi mbarë
popullor i ndryshimit dhe i shpresës, sepse është e vetmja zgjidhje,
për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë trancizionit, këtij
tranzicioni që po i merr shpirtin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj
vota juaj ka rëndësi në 25 prill për të shkuar për numrin 6, për LSI-në,
për të rinjtë dhe të rejat”, tha ndër të tjera kryetarja e LSI, Monika
Kryemadhi.