La Liga do të luhet me tifozë në javët e fundit

Pas Anglisë që riktheu tifozët në stadiume dhe Francës që po e
diskuton diçka të tillë, do të jetë edhe Spanja që në javët e fundit të
kampionatit do të lejojë një numër të limituar tifozësh në impiante.

Sipas shtypit vendas, Liga e Futbollit ka bërë një kërkesë që duke nisur nga 9 Maji të ketë një numër të kufizuar deri në 9 mijë persona në stadium për të ndjekur ndeshjet. Kjo javë përkon edhe me dy duele deçizive për titullin, Barça-Atletico dhe Real Madrid-Sevilla, në të cilat pritet të kenë tifozë por gjithçka do të vendoset nga Ministria spanjolle e shëndetësisëz

Gjithsesi për Ligën e futbollit është e domosdoshme të jepet një
sinjal pozitiv për tifozët ndaj edhe nëse nuk do të pranohet kërkesa e
tyre për javën e ardhshme të kampionatit, atëherë do ketë një plan B për
të lejuar tifozët në javën pasardhëse me 15-16 maj.

Kujtojmë që Sevilla ka pranuar të ketë tifozë për Kampionatin
Europian që nis në Qershor teksa Bilbao u hoq nga harta e qyteteve pasi
nuk pranoi të hapte dyert e stadiumit për këtë event.