6 mënyra si të humbim barkun shpejt

Njëra nga pyetjet që më së shpeshti kemi hasur kohëve të fundit është
se si te humbim barkun apo si të shkrijmë dhjamin e barkut. Dhjami i
barkut në fakt është njëri nga më të rrezikshmit – përveç pamjes së keqe
që ju dhuron, trashësia e barkut (belit) është indikator i sëmundjeve.

Ne fillojmë të shtojmë peshë rreth belit kur nivelet e kortizolit
rriten shpejt. Stresi është njëri nga fajtorët kryesorë i sekrecionit të
niveleve të larta të kortizolit. Kur kjo ndodh kortizoli zbërthen
muskujt (llojet e indeve që më së efektshmi djeg kaloritë) e gjithashtu
edhe ruan yndyrën (dhjami) në rajonin abdominal (bark). Provo këto 6
këshilla dhe ju do jeni rrugës për sheshim të barkut në një kohë të
shpejtë!

Si të humbim barkun?

Gjumi

Nëse dëshiron të punosh vonë natën, mendo edhe një herë. Kur
bioritmet tua çrregullohen ju përfundoni duke ngrënë më shumë. Kur je i
lodhur ju prodhoni më shumë grelin gjë që nxit dëshirën për sheqer dhe
ushqime tjera që ju trashin e dhjamosin. Gjumi i pakët gjithashtu mund
t’ju ndryshoj prodhimin e hormoneve duke ndikuar në nivelet e kortizolit
që shkaktojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, arsyeja kryesore e trashjes
së mjedisit (belit)! Të arrish rreth 7 orë gjumë çdo natë është njëra
ndër gjërat më të mira që mund t’i bësh për të arritur qëllimin tuaj për
formësim të trupit.

Bëj ushtrime shkurt dhe të vrullshme

1000 barkore çdo natë mund t’ju bëj muskujt të fortë të barkut, por
me një shtresë të plotë dhjami mbi to ju nuk do arrini rezultatet që
dëshironi. Pra, në vend të atyre bëj ushtrime që vënë në lëvizje shumë
grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular tuaj. Provo ushtrimin të
quajtur “Plankin” (shiko foton), ku ju do qëndroni në pozitë të njëjtë
sikur bëni pompa, duke pushuar parakrahët në dysheme. Provo 3 apo 4 sete
të qëndrosh për 30 sekonda çdo herë. Mos rri ulë gjithë ditën, të
dalësh e lëvizësh herë pas here gjatë gjithë ditës gjithashtu ndihmon.
Sheqeri është armiku juaj

Të luftosh dhjamin e barkut është 80% dietë e shëndetshme. Zvogëlo
kaloritë duke ngopur vetën me proteinë, perime, drithëra të plota, dhe
duke zëvendësuar veset e këqija të ushqyerit me çka do që gjen me vese
të mira. Për shembull, hidh ca kanellë (cinamon) në qullë tërshëre
(bollgur) në mëngjes, djegësi është parë në disa studime se stabilizon
sheqerin në gjak, e përveç tjerash ngadalëson shpejtësinë që ushqimi del
nga lukthi, e kjo ju ndihmon të ndiheni i ngopur më gjatë.

Vitamina C

Kur je në stres ekstrem ju lironi (sekretoni) më shumë hormon
kortizol. Vitamina C ndihmon në balancimin e ngritjeve të kortizolit që
ju ndodhin kur jeni në stres. Përveç të qenit mënyrë e mirë në
kundërveprim ndaj ftohjes dhe gripit, Vitamina C gjithashtu është
esenciale në bërjen e karnitines, një përzierje që përdoret nga trupi
për të shndërruar yndyrën (dhjamin) në lëndë djegëse, e kështu kjo
vitaminë është mik i juaj për të shkrirë dhjamin.

Nëse je duke kaluar në një krizë emocionale, stres nga puna, apo ves i
keq i të ushqyerit, shto sasinë e vitaminës C – ju ndihmon ti
kundërviheni efekteve negative. Ushqimet me vitaminë C janë speci zile,
kivi dhe lakër jeshile (kale). Këto dy ushqime kanë më shumë vitamin C
se sa Portokalli i famshëm!

Konsumo Yndyrë

Dëgjove! Kërkohet yndyrë për të djeg yndyrë. Ashtu si thamë më lartë,
është sheqeri që ju trash, jo yndyra. Yndyrat e mira janë ushqimet e
pasura me Omega 3, si peshku salmon, avokado dhe arrat. Këto ushqime
janë përplot me materie ushqyese që ju ndihmojnë të jeni i ngopur
(ngirë) gjatë gjithë ditës.

Ngadalëso frymëmarrjen tuaj

Kjo është një metodë shumë e thjeshtë që mund ta përdorësh edhe kur
je duke bërë diçka. Kurdo që ndihesh i shtrënguar dhe i tensionuar
kontrollo dhe shiko se si po merr frymë. Shumica e njerëzve kur janë nën
stres ose alternojnë mes frymëmarrjeve të shkrutra dhe mbajte të frymën
ose marrin frymëmarrje të cekëta por të shpeshta e shpejta. Pasi të
jesh i vetëdijshëm ndaj frymëmarrjes, me vetëdije relakso barkun dhe
ngadalëso frymëmarrjen. Kjo funksionon më së miri nëse ngadalëson
frymëqitjen më shumë se frymëmarrjen. Në çdo frymëqitje ju gjithashtu
mund ti thoni vetës “ngadalëso”. Kjo është e tëra që duhet ditur – e
thjeshtë por shumë efektive!