Dibra thyen rekord për fletët e pavlefshme të votimit

Qarku i Dibrës ka thyer rekord për fletët e pavlefshme. Gazetari i A2
CNN Ervin Koçi raporton se Dibra është qarku me nivelin më të larte të
votave të pavlefshme.

Sipas tij, 13.9% e votave të këtij qarku janë shpallur të pavlefshme.

Në Dibër votuan 33651 zgjedhës nga të cilat 4686 fletë kane rezultuar të pavlefshme.

Pjesëmarrja në votime në këtë qark ishte 52%.