“Ç’është ky gëzim? Këtu vidhen votat”, ja si i përgjigjet Basha gazetarit të njohur

I ftuar në “Zonë e Lirë”, pak orë pas mbylljes zyrtare të fushatës
dhe nisjes së heshtjes zgjedhore, kryetari i PD Lulzim Basha është
shprehur i sigurtë për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

“E kam nisur turin duke parë lotët e trishtimit, sot e kam mbaruar duke parë lot gëzimi”.

Çani: “Ti e di që zgjedhjet në këtë vend në
përgjithësi vidhen. Ç’është ky gëzim i madh? Me këto që po shohim këto
ditë është një ambicie e madhe për t’i kapur”

Basha: “Çfarë është ai gëzim? Është rikthim i
shpresës, ata kanë besim tek ndryshimi. Prandaj them se do jenë
zgjedhjet më masive në 30 vite histori. Përsa i takon vullnetit të
shqiptarëve, jemi të gjithë bashkë të dielën për ndryshim”
.

Çani: “A do ta marrësh pushtetin me ceremoni?”

Basha: “Do pranoj çdo normë që na ndan nga kultura e këtyre 30 viteve, të hapemi drejt një kulture evropiane!”

Lideri i Opozitës, Lulzim Basha ka ripërsëritur zotimin e tij se kur të vijë në qeveri, do ta kufizojë në dy mandate postin e kryeministrit.