Kryemadhi: Patëm një strategji të gabuar. I kërkoj falje presidentit … Kryemadhi: Patëm një strategji të gabuar. I kërkoj falje presidentit …

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat u
shpreh se opozita ndoqi një strategji të gabuar. Kryemadhi deklaroi se
në emër të të gjithë LSI i kërkon falje presidentit, pasi shqetësimet e
tij ishin të drejta.

Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata fituan zgjedhjen

Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha në Shqipëri

Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për Partitë dhe dua të
falënderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që dhanë votën për LSI dhe 87
mijë të paligjshmit.

Ky është një falenderim zemre dhe shpirti për të gjithë burrat dehe
gratë që nuk pranuan të shiten dhe vazhduan betejën deri në fund.

Makineria mediatike oligarkike politike e cila nuk u tërhoq asnjë
moment prej dy vitesh, që në momentin kur ne si LSI fatkeqësisht zbatuam
një strategji e cila pati pasojay në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi
vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ku patëm një strategji të gabuar
duke filluar që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet
lokale, gjë që në mënyrë të qëllimshme i dhamë dashje pa dashje të
gjitha pushtetet Edi Ramës, bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar që
nga Kushtetuta, me rrëmbimin e pronave, për t’u dhënë shansin për të
blerë në 100 vitet e ardhshme me 500 euro votën.

Kjo gjë dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i Presidentit të
Republikës ishte i drejtë për këtë situatë në të cilën gjendemi sot ndaj
dua që dhe në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë
veprim, qëndrim, që nuk solli asgjë tjetër veçse për 70% të shqiptarëve
nuk solli ndryshimin por vetëm rrëmbimin dhe fitoren e  zgjedhjeve nga
bandat dhe oligarkët.

LSI dhe qytetarët ishin përballë një pabesie të madhe që e deformoi
thellë vullnetin e tyre, i dha hapësirë dhe frymë bandave dhe krimit, i
dha mundësi lëvizjeje oligarkëve për të tjetërsuar dhe sfumuar çdo
qëndrim.

Vijon …