BE diskuton për zgjerimin, Hahn: Do të gjejmë një mënyrë në interes të Shqipërisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur sot në Bruksel, po diskutojnë për zgjerimin e mëtejshëm të unionit.
Komsionieri për zgjerimin në BE Johannes Hahn foli pak para nisjes së takimit.
I pyetur nëse Komisioni Europian ka një kusht dhe shtetet anëtare kanë më shumë se pesë të tilla u shpreh, “Do të gjejmë një mënyrë për të avancuar në interesin e popullit shqiptar”.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, tha se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet para se të hapen negociatat e anëtarësimit