Ronaldo fitoi “Topin e Artë”: Do të doja të luaja me Messi-n

Cristiano Ronaldo mori Topin e Artë 2016, të hënën duke fituar ndaj kandidaturave të Lionel Messi-t dhe Antoine Griezmann-it. Triumfues i Ligës së Kampionëve me Real Madrid-in dhe i “Euro 2016”-ës me Portugalinë, CR7 ka bërë sezonin më të mirë të karrierës së tij.
I pyetur nga France Footbal pas trofeut numër katër të tij të Topit të Artë, ish-ylli i Manchester United ka zbuluar se do të kishte dashur të luante në të njëjtën skuadër me Lionel Messi-n.
“A do të kisha fituar më shumë Topa të Artë nëse do të luaja me Lionel Messi-n? Pyetje e vështirë. Nuk e di… Do të ishte interesante ne të dy në një skuadër. Besoj se futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë së bashku.
Dhe nëse do të ishim në një skuadër besoj se do të kisha fituar më shumë se ai, por edhe ai nuk do të mbetej shumë mbrapa (qesh). Të gjithë e dinë se Messi është një futbollist i madh. Ai ka fituar pesë Topa të Artë”, rrëfeu portugezi.