Identifikohet atentatori i Berlinit

Identifikohet dhe shpallet në kërkim atentatori i Berlinit. Ai është një 24-vjeçar nga Tunizia, për të cilin autoritetet gjermane kishin urdhëruar dëbimin. I dyshuari që mban tre emra drejtoi kamionin e grabitur dhe hyri mes turmës në Tregun e Krishtlindjes, duke vrarë 12 persona e plagosur 48 të tjerë. Nuk përjashtohet mundësia që terroristi të jetë larguar nga Gjermania që vazhdon të jetë në shok për ngjarjet e fillim-javës.

BOTA