Festat e fund-vitit, shtohet numëri i trageteve në Portin e Durrësit

Festat e fund-vitit shtojnë numrin e trageteve në Portin e Durrësit. Nga sot e deri në fund të janarit do të operohet me 4 mjete lundruese të tjera. Ato iu shtohen trageteve të linjave me Italinë, të cilat kryejnë rregullisht lundrime. Në portin më të madh të vendit, kjo është periudhë e ngarkuar pasi të shumtë janë shqiptarët që kthehen nga vendet ku jetojnë e punojnë për të festuar pranë familjeve.