Vijon protesta e studentëve para Kryeministrisë

Studentët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, në protestë ndaj tarifave të larta shkollore. Ata thonë se do kalojnë natën e dytë jashtë, duke sfiduar temperaturat e ulëta, në mbrojtje të kauzës së tyre. Qytetarë të shumtë janë solidarizuar me ta, duke u shpërndarë ushqim e batanije.