Procedimi i protestuesve, reagon Policia e Shtetit: Janë bërë në bazë të ligjit!

Policia e Shtetit jep shpjegime rreth 25 arrestimeve në radhët e protestuesve për tarifat shkollore, bazuar në reagimet e shumta pas procedimeve penale për artistin Robert Aliaj, pedagogun Edmond Tupe si dhe protestues të tjerë. Policia sqaroi se këta persona kanë cenuar qartazi ligjin, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise publike.