‘Biçikleta e turpit’ e Princeshës Dianës shfaqet sërish në ankand

Një biçikletë Raleigh Traveller e cila ishte në pronësi të Lady Dianës dhe e quajtur ‘biçikleta e turpit’ nga shtypi anglez pasi ajo u detyrua nga zyrtarët mbretërorë ta shiste para dasmës së saj në 1981 me Princ Charles do të dalë sërish në ankand dhe pritet të shitet për shumën 20.000 mijë paund.

Kjo shumë është dyfishi i asaj kur biçikleta u shit për herë të fundit në 2018.

Diana e përdori bicklitën e saj shumë të dashur për të shkuar në punë në çerdhën Pimlico ku punonte para fejesës së saj me Princ Charlie.

 Por zyrtarët e Pallatit Buckingham e konsideruan biçikletën si një formë të papërshtatshme transporti për një anëtar të ardhshëm të Familjes Mbretërore, prandaj ajo u detyrua ta mbante në grazhd për vite me radhë. 

Biçikleta do të dalë në ankand me 28 prill