Më 24 korrik Meta i rikthehet LSI

Deklarata e Tedi Blushit 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI,
znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve
dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e
Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me
porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.
Presidenti
Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth
110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave,
diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave,
por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura
për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë
LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24
korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe
do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e
Shqiptarëve